Gjatë kohëve të fundit, vendkalimet kufitare me Serbinë kanë qenë mjaft të ngarkuara, kjo pasi shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Evropë kanë shfrytëzuar këto pika kufitare për të hyrë në Kosovë.
Për të hyrë në territorin e Kosovës, bashkatdhetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë në Kosovë, ata gjithashtu përballen me pritje të gjata edhe gjatë kthimit nga vendlindja.
Qytetarët kanë pritur deri në shtatë orë për disa ditë, pasi kolonat në vendkalimet kufitare ishin shumë të gjata.
Ndërkaq, sot gjendja në vendkalimet kufitare është më e qetë, përveç pikës kufitare Jarinjë.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritja e qytetarëve në pikën kufitare në Jarinjë është rreth një orë.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet brenda pesë minutash.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...