Një ekip i mjekëve nga Serbia ia kanë mësyrë Kosovës pa parashtruar kërkesë për hyrje sikurse shumë kolegë të tyre që këto ditë të pandemisë kanë hyrë shpesh në vend.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për klankosova.tv se ekipi i mjekëve nuk është lejuar të hyjë në pikën kufitare të Merdares pasi nuk kishin plotësuar kriterët që i kërkojnë institucionet kosovare.
“Një ekip i mjekëve nuk është lejuar të hyjë pasi nuk kanë pasë leje paraprake dhe nuk kanë plotësuar kriteret që duhet për të hyrë në Kosovë. Por, ekipe mjekësore ka çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Ata që i plotësojnë kriteret kalojnë pa probleme”.
Por, mosplotësimin e kritereve nga mjekët serbë nuk i ka marrë parasysh e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e ka quajtur praktikë çnjerëzore ndalimin e tyre.
“Sot, pas disa ditësh të fushatës iracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri veprimin e i paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre.
Po ashtu, kjo zyre ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të kenë një pozicion më të rreptë ndaj Kosovës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...