Kthehet në rivotim, kalon Projektligji për Fondin e Ballkanit Perëndimor

12:55 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka kthyer në rivotim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor të cilin para një ore nuk e votoi.

Rivotimi ka ndodhur pasi është miratuar me shumicë votash deklarata e përbashkët e deputetëve përmes së cilës kundërshtohet përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në organizatat ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.

Projektligji u miratua me 89 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme