Disa aktivistë të shoqërisë civile i kanë përforcuar sërish me ngjyrë të kuqe pikat e caktuara për protestë të mundshme në kohë pandemie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo pas raportimeve se pikat janë larë dhe shlyer nga Komuna e Prishtinës.
As zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe as aktivistët të cilët i ri shënjuan këto pika nuk kanë pranuar të flasin.
Ndryshe, ditë më parë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur përcaktuan pikat për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie.
Përmes këtij aktiviteti, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.
Këto janë organizatat dhe aktivistët që u përfshirë në aksionin e para disa ditëve: ADMOVERE, Integra, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Trina Binaku, Gentiana Mehmeti, Alora Hyseni, Durim Jasharaj, Indrit Ferati, Rinor Mehmeti, Paris Guri, Roni Idrizaj, Agon Rexhepi dhe Adelina Tërshani./eo/
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë