Shumë kosovarë që migruan ilegalisht për në vendet e bashkimi Evropian në vitin 2014 dhe 2015, janë kthyer mbi 35 000 persona, përveç një numri të vogël që kanë arritur të mbesin, e të cilët tek tani janë duke u kërkuar azil ose leje qëndrimi të përkohshëm deri në një status të ardhshëm në vendet përkatëse.
Ndryshe migrimi ilegal i kosovarëve, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ne dy vitet e fundit është ndaluar thuajse plotësisht, për shkak se Hungaria i ka mbyllur plotësisht korridoret të cilat shfrytëzoheshin nga emigrantët dhe refugjatet.
Sipas statistikave në vitin 2015 janë riatdhesuar 18 789 kosovarë, në vitin 2016 janë riatdhesuar 13 030 persona. Ndërkaq Janar-Shtator 2017 janë riatdhesuar 4 179 persona. Gjithsejtë nga viti 2015 deri në shtator të këtij viti 2017 janë riatdhesuar 35998 persona,
90 për qind e këtij numri të riatdhesuar janë persona që gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishin migruar në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet rrugëve ilegale.
Në një përgjigje nga MPB, dhënë për Indeksonline, thuhet se që nga fillimi i vitit 2015 është ndalur thuajse plotësisht emigrimi i parregullt i kosovarëve në vendet e ndryshme të BE-se. Kësaj i kanë paraprijë një sërë masash që janë ndërmarrë nga institucionet tona qoftë përmes organizimeve të fushatave të ndryshme, veprimeve policore etj.
“Të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se edhe në vitin 2016 dhe në vitin 2017 kosovarët kërkojnë azil edhe pse në numër shumë më të vogël në krahasim me 2015, mirëpo për sqarimin e opinionit, ju njoftojmë se ata kosovarë që kanë kërkuar azil në vitin 2016, apo këtë vit, nuk janë persona që kanë emigruar apo që e kanë lëshuar Kosovën në 2016 ose 2017, por janë persona që kanë emigruar në vitin 2014 ose 2015 dhe tek tani kanë vendosur të lajmërohen tek autoritetet e vendeve të ndryshme dhe të kërkojnë azil”, thuhet në përgjigje.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë, zyrën e BE-se, organizata tjera ndërkombëtare të cilat janë mjaft të kënaqura me menaxhimin e migrimit në përgjithësi. Për njoftimin tuaj ne ende jemi duke vazhduar të mbajmë aktivitete informuese me qytetaret në komuna të ndryshme lidhur me pasojat e migrimit të parregullt dhe promovimin e migrimit të rregullt, përkundër faktit që nuk kemi indikacione për ndonjë valë të re të migrimit”, thuhet më tej në përgjigjën e MPB-së.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...