Për herë të parë këtë vit, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, do të diskutojë nesër për Kosovën.
Me kohën në Kosovë i bie që mbledhja të nis në orët e pasdites, ndërkohë që Raporti do të prezantojë periudhën 16 tetor 2016 deri më 15 janar 2017. Ajo që është raportuar pas deklarimit të sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterrez, thuhet të jetë edhe çështja e ndalimit nga autoritetet francezë të drejtësisë për Ramush Haradinajn, një prej liderëve opozitarë.
Ndërkohë, nga pritjet e mëdha në mbledhjen e nesërme, mund të jetë edhe deklarimi i ambasadores së re të SHBA-vë në OKB, Nikki Haley.
Nga ana tjetër, temat rreth proceseve që kaloi e po kalon vendi, si ajo e ‘trenit, procesi i ngecur i Demarkacionit, gjuha e ashpër e liderëve politikë nga Prishtina e Beogradi, janë disa nga pikat që zbulohen në detaje në raportin e nesërm të OKB-së.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...