Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.
Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.
Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar.
Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë.Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as edhe ne disa vende të rajonit .Katër nga kirurgët Maksillofacial janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap në Achen dhe Bochum të Gjermanisë.
Intervenime të tilla pritet të kryhen në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë .Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.
Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...