Një operim kompleks është kryer tek një pacient 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit.
Sipas njoftimit, intervenimi është kryer nga doktorë shqiptarë dhe italianë, shkruan Arbresh.info.
“Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses edhe një intervenim i madh kirurgjik dhe ekipi i mjekëve që kreu intervenimin edhe një herë na bëri krenar. Ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure per sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit tonë.”, thuhet në njoftim.
“Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi.”, thuhet tutje.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se kostoja e këtyre intervenimeve është e madhe, prandaj siç thuhet në njoftim, kryerja e tyre në institucionet shëndetësore siç është ky rast është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët.
“Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë.”, njofton Spitali.
Më tej, Spitali ka bërë të ditur se gjendja e pacientit të operuar është e mirë./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës