Kryhet edhe takimi Mustafa -Osmani me Grenell

16:10 | 9 Tetor 2019
L G

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit Special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës e kandidates për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Përveç përfaqësuesve të LDK-së, Grenell fillimisht u takua edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me të parin e VV-së, Albin Kurtin, me të cilët u bë e ditur se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell gjatë ditës do të takohet edhe me liderë tjerë në Kosovë./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme