Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se zgjedhjet politike nuk e normalizojnë situatën politike në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se është sfidë që zgjedhjet të sjellin zgjidhje, përcjell Arbresh.info
“Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje”, ka shruar ai.
Sipas Kryeziut, kriza politike në vend do të zgjatet, nëse zgjedhjet mbahen pa u zgjidhur çështja e pjesëmarrjes së serbëve në institucione dhe plani i zbatimit të asociacionit.
“Edhe sot, sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike. Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda, në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme”, tha Kryeziu.
“Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike”, shtoi ai./Arbresh.info
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...