Zëvendësministri në Ministrinë e Intergrimit Evropian, Taulant Kryeziu ka reaguar për disa çështje aktuale të rëndësishme në vend.
Kryeziu përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se vetëm kryeministri Kurti mund ta udhëheq dialogun me Serbinë, e kjo nuk është punë qejfi, por punë Kushtetute dhe ligji, shkruan portali arbresh.info
Ai tutje ka shtuar se presidentit të vendit nuk i takon e drejta për të dialoguar për çështje qe prekin sovranitetin nacional dhe integritetin territorial, por vetëm ekzekutivit të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Vetëm Kryeministri Kurti mund ta udhëheq dialogun me Serbinë. Kjo nuk është punë qejfi, por punë Kushtetute dhe ligji.
Presidenti i vendit nuk i takon e drejta për të dialoguar për çështje qe prekin sovranitetin nacional dhe integritetin territorial, por vetëm ekzekutivit të vendit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Kuvendit për aq sa dialogu prek çështjet nga neni 18.1 dhe neni 20 i Kushtetutës .
Presidenti, e ka thënë Gjykata Kushtetuese ne aktgjykimin e saj KO43/19, eventualisht mund të konsultohet, e konsultimi, siç dihet, nuk ka një efekt juridik por më shumë kurtuazie për të respektuar njërin prej organeve ceremoniale dhe që simbolizon Shtetin e Kosovës në aspektin krejt formal e ceremonial.
Kosova ka një demokraci kushtetuese parlamentare, ku pushteti buron nga populli, i cili ngelet sovran çdoherë, dhe ushtrohet përmes organeve përfaqësuese dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ku ka nevojë.
Cilësia e dytë e kësaj demokracie, të cilën e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese, është se demokracia jonë nuk është demokraci popullore e shumicës, por demokraci kushtetuese ku kuvendi si organi kryesor përfaqësues i popullit shërben si zinxhiri legjitimes i krejt organeve tjera, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthorët.
Cilësia e tretë e demokracisë kushtetuese kosovare është ndarja e balancimi i pushteteve, ku secili pushtet i ka kompetencat e veta kushtetuese, të cilat balancojnë njëra tjetrën, dhe ku asnjë organ nuk është më i lartë dhe më suprem se tjetri. Vetëm Kushtetuta është supreme, asnjëherë asnjë organ tjetër dhe asnjë vullnet politik i shprehur jashtë kuadrit kushtetues.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...