Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.
Projektligji për Buxhetin e vitit 2020 është 2.75 miliardë euro. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se si do të bëhet shpërndarja e buxhetit.
Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe.
“2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”, thotë ai.
Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë.
Gjithashtu, zëdhënësi i Qeverisë thekson se 100 milionë do të jenë për ushtrinë. /arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...