Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal ashtu që të sigurohet përfaqësim direkt dhe barazi mes palëve.
Ai tha se Kosova është mbështetëse aktive e bashkëpunimit rajonal dhe kontribuuese në thellimin e integrimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, bazuar në parimin e barazisë, reciprocitetit dhe në vlerat dhe rregullat e Bashkimit Evropian.
“Në drekën e ftuar dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti ka shprehur angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, tha ai për RTK.
Kryeziu tha se muajin e ardhshëm në Berlin shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit dhe se Kosova, si anëtare pro-aktive e këtij procesi, është angazhuar dhe ka kontribuar që në këtë samit të ketë rezultate konkrete sikurse miratimi i Planit të Ri të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, dhe rezultate të reja në fushën e arsimit, investimeve të huaja dhe Agjendën e Gjelbër.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League