Google ADS

Kryeziu: Po perëndon shansi i partive të mëdha

09:38 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë qenë inkurajuese.

Ai ka thënë se për herë të parë Kosova dëshmoi se ka përvetësuar emancipimin e votës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën renditjen e LDK-së në vendin e tretë.

Megjithatë, ai ka theksuar se shansi për partitë deri tani të mëdha po perëndon për turpin e tyre dhe për fatin e keq të Kosovës, sepse duhet kohë të formohen pole të tjera.

Kryeziu ka bërë thirrje që mos të zvarritet formimi i institucioneve të reja.

Ai ka thënë se nuk duhet të përsëritet historia e vitit 2014, kur për gjashtë muaj rresht kishte nënqeshje cinike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme