Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marr vendim që ti kthejë mendim Kuvendit përkitazi me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete.
Në këtë mënyrë i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.
Një vendim tjetër që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë është edhe themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, këto vendime krahas atij për lehtësimin e masave antiCovid-19, i vlerësoi si shumë të rëndësishme, raporton EkonomiaOnline.
“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së.
Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces.
Tjetër vendim është edhe lidhur me masat antiCovid për të cilat ministri Vitia do të flas më gjatë. Një vendim tjetër është themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave antiCovid-19.
Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri me dije se sipas raportit të IKSHPK-së, situata epidimiologjike me Covid-19 në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...