Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Pëprarim Kryeziu ka komentuar seancën e jashtëzakonshme për tekste shkollore të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se në mnëyrën se si ishte e ftuar, seanca e sotme, nxirrte konludim të debatit parlamentar para se të fillonte vet debati, shkruan Arbresh.info.
“Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin.”, shkroi Kryeziu.
Tutje ai shtoi se rendi i ditës së seancës së stome ishte Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, duke aluduar se deputetët e opozitës kanë konkluduar për dështimin e procedurës.
Ndërkaq, kujtojmë se në këtë seancë të thirrur nga opozita, nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sa i përket arsyes së mospjesëmarrjes, Vetëvendosja në një konferencë për media tha se mënyra e përpilimit të tekstit të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, ishte tendencioze, duke e quajtur dështim fillimi i mësimit në Kosovë./Arbresh.info.
Vetëvendosje tregon arsyen e mos pjesëmarrjes në seancën e jashtëzakonshme
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...