Kryetari i Bordit të Institutit EPIK, Taulant Kryeziu, konsideron se Qeveria e Kosovës, është dashur ta ketë një analizë më gjithëpërfshirëse sa i përket vendosjes së barrierave ndaj Serbisë.
Kryeziu në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka rikujtuar se tarifa 100% ndaj mallrave serbe është marrë si vendim për kundërpërgjigje ndaj agresivitetit të Serbisë.
“Çështja e vendimit për vendosjen e barrierës tarifore 100% ndaj mallrave serbe, është një vendim politik i qeverise që vije si kundërpërgjigje ndaj agresivitetit serb në drejtim të rrënimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Mirëpo sipas tij, qeveria është dashur ta analizojë këtë çështje në mënyrë më të holluar.
Për më tepër, Kryeziu ka thënë se, partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhet më shumë kujdes.
“ Mbase qeveria është dashur të ketë një analizë më të gjatë me të holluar me gjithëpërfshirëse, e që nënkupton vendosjen e barrierave jo tarifore siç do ishte reciprociteti plotë ku çdo mall serb që nuk respekton denominimin kushtetutës të Kosovës, pra emrin e saj Republika e Kosovës të mos jetë pjesë e tregut tonë. Gjithsesi partneriteti jonë me ShBA dhe duhet të ruhet me shumë kujdes”, ka përfunduar Kryeziu për “Bota sot”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...