Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu i ka kritikuar partitë opozitare duke thënë se janë duke treguar “plogështi” në përballjen me kryeministrin, Albin Kurtin.
Në një shkrim në Facebook, Kryeziu ka thënë se Kurti është konstruksionist i veprimeve dhe nxitjes se debateve për të nxjerrë rezultate të parashikuara, në favor të tij.
“Këtë po e bën më së miri dhe sot me deklaratat e tija koti të pa asnjë efekt, gjoja mbështetjen e kandidatëve në garën zgjedhore në Shqipëri”, tha ai.
Kryeziu ka thënë se edhe pse kanë kaluar dy muaj pasi i kanë humbur zgjedhjet, partitë opozitare nuk po arrijnë që të konsolidojnë vetën që të nxjerrin një temë për të kritikuar.
“Derisa opozita ende as dy muaj pas humbjeve në zgjedhje, s’po arrin me konsoliduar vetën dhe me e nxjerrë një temë, për të cilën do nxisnin masën kritike qytetare, apo për ta ndikuar së paku përfshirjen e kryeministrit Kurti në diskutim. Zhvendosje e fokusit nga problemet praktike dhe opozitarizem reaktiv, nëse mund ti quajmë opozitarizem reagimet për statuset ditorë të kryeministrit”, ka thënë i njëjti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...