Taulant Kryeziu i aderuar në zgjedhjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar disa nga zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Kryeziu ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po shihet si shpresë te qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të ketë pengesa në formimin e qeverisë dhe se takimet mes grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së do të përfundojnë shumë shpejt dhe se në një moment të caktuar dy kryetarët e partive do ta formalizojnë koalicionin.
Si një ekspert i çështjes, Kryeziu duke folur për vizat ka thënë se deklaratat e qeveritarëve në largim se “vizat na vinë dhuratë për krishtlindje” askush më nuk i merr seriozisht.

I aderuari i ri në Vetëvendosje thotë se me reforma të thella dhe vetting në drejtësi do të shtohen shansat për liberalizim të vizave.
Ai ka përmendur se kundër vizave për Kosovën janë Franca, Holanda e Belgjika ndërsa ka thënë se Gjermania mban një qëndrim pozitiv.
Kryeziu ka thënë se refuzimi i hapjes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet të na dekurajojë pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër pos BE-së.
“Rruga jonë drejt BE-së është njëkahëshe. Ne duhet të bëjmë reformat tona dhe të punojmë pa dekurajim”.
Kryeziu ka komentuar edhe takimin në Novi Sad mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë i njohur si Mini Shengeni ballkanik nuk mund të jetë proces që zëvendëson Procesin e Berlinit të filluar nga Kancelarja Merkel.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të plotësojmë obligimet që kemi ndaj partnerit kryesor që është Bashkimi Evropian”.
Sa i përket dialogut, Kryeziu thotë se duhet një unitet i klasës politike duke shtuar se ai duhet të drejtohet nga kryeministri./Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç