Google ADS

Kryeziu: Mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për zhvillimet e sotme

17:18 | 18 Gusht 2023
K.B

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur pasditën e sotme në një takim kabinetin e tij qeveritar.

Në disa media u spekulua se kryeministri Kurti ka thirrur takimin e Qeverisë pas ngjarjeve të sotme, ku nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore janë arrestuar tre persona, dy zyrtarë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar që kabineti qeveritar të jetë mbledhur pas arrestimeve të sotme në MINT.

Kryeziu ka thënë për Telegrafin mbledhja e sotme e Qeverisë ishte planifikuar një javë më parë.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme