Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK ka thënë se shtetet e BE-së nuk janë të një mendimi me Parlamentin Evropian sa i përket heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryeziu, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në vitin 2016 Kosova e ka pasur një momentum të mirë sa i përket liberalizimit të vizave, por sipas tij Demarkacioni e shtyri këtë proces deri në vitin 2018.
“Por, edhe gjatë vitit 2018 vetëm liderët tanë institucional kanë bërë premtime publike, pasi askush nga BE nuk ka premtuar një gjë të tillë. Kemi pasur një raport nga e Komisionit Evropian që ka konkluduar se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për liberalizim të vizave, por këtu mbaron përgjegjësia e Komisionit”.
Sipas hulumtuesit nga EPIK, vendet anëtare në Këshillin Evropian nuk kanë pasur mendimin e njëjtë si Komisioni sa i përket vizave për Kosovën.
“Vendet anëtarë kanë thënë se Kosova ka probleme me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeziu ka thënë se duhet kuptuar se problemi kryesor është në Kosovë.
Ai ka thënë se megjithatë edhe disponimi i dyshes Francë – Gjermani ka shumë rëndësi për liberalizimin e vizave.
“Ne në procesin e liberalizimit të vizave nuk kemi pasur problem me shtetet që na kanë njohur pavarësinë, pasi ato edhe nuk e kanë atë fuqi bllokuese edhe po të duam. Kemi pasur problem prej vendeve mike. E kur ke problem prej vendit mik, duhet të shikosh veten ku e ke problemin”, tha Kryeziu./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...