Google ADS

Kryeziu: Kuvendi i Kosovës më transparent, llogaridhënës dhe i qasshëm

20:03 | 1 Korrik 2024
E.G

Arbëreshë Kryeziu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët ë LVV-së,  foli për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, e cila shërben për të rishikuar që parlamentet kanë bërë për arritjen e disa synimeve kryesore për të qenë më përfaqësues dhe për të ecur me kohën, përfshirë zhvillimin e raporteve të vetëvlerësimit.

Ajo tha se ‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’ Kuvendin e Kosovës e gjen më transparent llogaridhënës dhe i qasshëm, qoftë brendapërbrenda Kuvendit, stafin e vet dhe deputetët, qoftë nga jashtë.

“Si kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kryeziu tha se në bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë që janë pjesë e Forumit dhe me mbështetjen e NDI-së kemi arritur të përmbushim obligimet që ia kemi vënën vetës, që si forum t’i realizojmë planet tona vjetore gjatë këtyre tre vjetëve”, tha Kryeziun në RTK.

Ajo u shpreh se ndjehet krenare që është pjesë e një Kuvendi që njihet si e përgjegjshme, më llogaridhënëse dhe më transparente.

Të ngjashme