Kryeziu: Kërkesa për ndryshim të kushtetutës, është kërkesë për Bosnjëzim të Kosovës

17:28 | 19 Tetor 2020
L G

Ish- zëvendësministri i Integrimeve Evropian, Taulant Kryeziu, thotë se kërkesa për ndryshim të kushtetutës është kërkesë për Bosnjëzim të Kosovës.

Ai, thotë se nuk duhet të lejohet qe të prishet karakteri unitar i shtetit i vendosur në Kushtetutë.

Sipas tij, marrëveshja mbi Asociacionin bie ndesh me parimet kushtetuese mbi karakterin multietnik të Kosovës si shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

“Kërkesa për ndryshim të kushtetutës është kërkesë për Bosnjëzim të Kosovës; nuk duhet të lejohet qe të prishet karakteri unitar i shtetit i vendosur në Kushtetutë. Marrëveshja mbi Asociacionin bie ndesh me parimet kushtetuese mbi karakterin multietnik të Kosovës si shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas tij, kjo marrëveshje cenon rënd raportin kushtetues në mes të organeve qendrore dhe lokale, si dhe kufizon skajshmerisht modelin e autonomisë së vetëqeverisjes së komunave serbe të Kosovës dhe rolin përfaqësues të tyre, në kuadër të një sistemi të integruar të qeverisjes në Kosovë./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme