Për Lëvizjen Vetëvendosje qeveria Hoti vazhdon të jetë jo legjitime dhe sipas tyre as votat në Kuvend nuk i kanë.
Përparim Kryeziu, zëdhënësi i kësaj partie në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se kjo qeveri nuk do të mund të sjellë as një marrëveshje me Serbinë.
“Sot kjo qeveri ka 59 deputetë prej të cilëve 40 janë shqiptar e njëjta qeveri udhëhiqet nga Avdullah Hoti që ishte i 12 më i votuar dhe si e tillë nuk përfaqëson interesat e Kosovës dhe s’mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog. Një Qeveri e tillë nuk ka kapacitete të kaloj as një ligj në Kuvend dhe të ratifikoj as marrëveshjet ndërkombëtare e lere më një marrëveshje historike më Serbin e cila marrëveshje më aq sa dimë s’mund të këtë e dobishme dhe e favorshme për Kosovën. Për në është shqetësues transparenca e dobët në takimet që mbahen më Serbin. Ne mendojmë që kjo qeveri as nuk mundet e as nuk do të sjell një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.
Qeveria Hoti sipas VV-së, nuk ka arritur të menaxhojë mirë as situatën me pandeminë Covid-19, në Kosovë.
“Pandemia kërkon një menaxhim që ka një plan dhe strategji. Në mund të përfundojmë se kjo Qeveri s’ka as plan e as strategji se si të përballet me pandeminë. Qeveri Kurti kishte marr masë më qellim të parandalimit të pandemisë dhe ka vlerësuar se mënyra më e suksesshme për të kapërcyer pandeminë ka qenë që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor. Për suksesin e Qeverisë Kurti për pandeminë kanë folur të gjithë si histori suksese. Andaj kemi pasur numër të vogël të të infektuarve. Tash e disa javë kemi shpërthim të numrit të infektuare për fat të keq numri i të vdekurve po rritet. Kjo flet për aftësitë menaxhuese të Qeverisë Hoti”, ka thënë Kryeziu për Arbresh.info.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi