Kryeziu: Hoxha ka përfituar mijëra euro në krye të Postës

21:18 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, i ka reaguar deputetit të PDK-së Sejdi Hoxha cili sot në një konferencë për media ka thënë se “Ish-Ministrja Rozeta Hajdari dhe Qeveria Kurti, me mosveprimet e tyre, duke mos ndërmarrë hapa ligjorë dhe duke mos bërë asnjë veprim që do ta parandalonte një dëmtim kaq të madh financiar të Telekomit të Kosovës, mundësuan që pastaj edhe përmes përmbaruesit, vëllait të Deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakut, ta realizojnë këtë transaksion prej rreth 30 milionë eurosh – duke e gjunjëzuar kështu Telekomin, e duke përfituar familjarët e saj”, shkruan arbresh.info.

Kryeziu përmes një shkrmi në facebook ka thënë se Hoxha që po ja don “të mirën” Telekomit e po e sulmon LVV-në, ka përfituar mijëra euro duke qenë në krye të Postës e cila siç thotë ai operonte me humbje milionëshe nën drejtimin e tij.

Postimi i plotë:

Kryeziu përmës një shkrimi në facëbook ka thënë se

Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së dhe deri para një viti Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, e cila deri në vitin 2011 ishte një me Telekomin, paska sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! përmes një konference për shtyp për gjendjen e krijuar në Telekom.

Pra, ai që duke qenë PDK u bë Kryeshef në një ndërmarrje publike nga viti 2012-2019 vetëm për t’u rikthyer më pas sërish në origjinë si deputet i PDK-së, qenka shqetësuar tash për Telekomin.

Ky deputet që po ja don “të mirën” Telekomit e po e sulmon LVV-në, ka përfituar mijëra euro duke qenë në krye të Postës e cila operonte me humbje milionëshe nën drejtimin e tij, përderisa LVV organizonte tryeza, interpelanca, e seanca të jashtëzakonshme në kundërshtim të shkatërrimit të Postës dhe Telekomit.

Në vitin 2017 dhe 2018, z.Hoxha i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro, respektivisht 40 mijë e 438 euro (paga, bonuse, mëditje, shpenzime të telefonit, derivateve dhe reprezentacionit). Pra, rreth 4 mijë euro në muaj. Teksa, sipas raportit të auditorit të vitit 2018 Posta e Kosovës vazhdonte të operonte me humbje milionëshe, dhe për çdo vit kërkonte mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, kryeshefi i kësaj kompanie, z.Hoxha, vetëm për shpenzime telefoni në vitin 2017 kishte harxhuar plot 8 mijë e 143 euro.

Këta persona që kanë vjelur ndërmarrjet publike e që jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik e dëmtimit të ndërmarrjeve publike, po na shfaqen kinse të shqetësuar për to. Duket që z.Hoxha sot paska vendosur të hedhë mjegull, por shifrat janë të qarta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme