Google ADS

Kryeziu: Diskursi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve ka shkaktuar konfuzitet dhe rënie të njohjeve

16:11 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, vendi ynë ka arritur të konsolidoj shtetësinë e saj duke u njohur nga më shumë se 100 vende të botës si shtet sovran dhe i pavarur. Por, ajo që kemi pa si rezultat të dialogut numri i njohjeve ka filluar dukshëm të bie.

Kështu ka vlerësuar njohësi i integrimit evropiane Taulant Kryeziu, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë çështja e pavarësisë së Kosovës dhe raportit të saj me të drejtën ndërkombëtare është konfirmuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi më i lartë gjyqësor i Bashkësisë Ndërkombëtare, i cili ka legalizuar Deklaratën e Pavarësisë si normën bazike të Kushtetues tonë.

Ai konsideron se, çështja e lindjes së shteteve është një çështje faktike dhe shtrihet jashtë normave juridike të së drejtës ndërkombëtare.

“Pikërisht për këtë edhe koncepti i ç`njohjes është çështje politikë dhe jo juridike. Ç`njoha nuk mund të cenoj ekzistimin e shtetësisë së një vendi, i cili vazhdon të ketë tri elementet bazë të shtetësisë: territorin, popullsinë dhe ushtrim e sovranitet shtetërorë. Diskursi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve ka shkaktuar konfuzitet, polarizim të skenës politike vendor si dhe mos unifikim të faktorit ndërkombëtar mbi këtë pikë, për shkak se hapja e temës së territorit, që krahas ushtrimit të pushtetit në të, dhe popullsisë, përbëjnë tre elemente bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka vlerësuar se kjo temë nuk është dashur të hapët, pasi ka penguar fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe ka rikthyer rolin e Serbisë si vend përcaktues në definimin e shtetësisë se Kosovës.

“Kjo është një shuplakë fytyrës për 116 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës në këta kufi, të njohur edhe nga GJND e cila ka legalizuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si normën bazike (ground norm) të kushtetues tonë. Pa u ndryshuar ky diskurs, nuk mund të ketë përmirësim në sferën e njohjeve ndërkombëtare. Ajo që kemi pa si rezultat të dialogut numri i njohje ka filluar dukshëm të bie. Në vitin 2012 kemi pas 12 njohja, në vitin 2017, vetëm 2 njohje dhe në vitin 2018, vetëm 1 njohje”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, çdo marrëveshje me Serbinë nuk duhet të ketë bazë territoriale dhe duhet të ruaj balancat e popujve të Ballkanit të krijuar pas luftës së ftoftë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, konsideroj se çfarëdo marrëveshje duhet të negociohet vetëm nga përfaqësuesi i sovranit kuvendi apo nga çfarëdo trupi që formohet dhe mandatohet nga Kuvendi me një shumicë prej 2/3 siç kërkon neni 18.1 i Kushtetues së Kosovës. Prandaj pa një konsensus të gjerë politike dhe jo vetëm por mbarë shoqërore, nuk shoh që ne do jemi në pozicion të mirë negociues në raport me Serbinë”, është shprehur njohësi i integrimit evropiane Taulant Kryeziu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme