Google ADS

Kryetarja Osmani u takua me Odën a Afarizmit të Kosovës

17:16 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), me të cilët diskutoi pasojat e pandemisë Covid-19 në sferën e ekonomisë.

Në takim u tha se pandemia ka ndikuar negativisht në ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet biznesore, duke e rënduar gjendjen e përgjithshme.

Sipas përfaqësuesve të OAK-ut, ndihma e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe është tejet e kufizuar dhe e pamjaftueshme.

Në këtë kontekst, u përmendën pengesat që dalin nga mos harmonizimi i ligjeve, gjë e cila shkakton vështirësi në aktivitetin biznesor. Kryetarja Osmani ka thënë se është në dijeni për barrën e madhe mbi sektorin e ekonomisë, të shkaktuar nga pandemia dhe potencoi rëndësinë e perkrahjes se prodhuesve vendor dhe ofruesve te sherbimeve për ta zbutë sadopak gjendjen me të cilën përballen bizneset në këtë fazë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme