Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Chritoph Widinger.
Në takim përveç mbi situatën me pandeminë Covid-19, u diskutua edhe për punën e Kuvendit, planet për sesionin vjeshtor, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend, me theks për procesin e dialogut me Serbinë.
Kryetarja Osmani e falënderoi Ambasadorin Widinger për angazhimin e tij aktiv në Kosovë dhe për mbështetjen e pakursyeshme të Austrisë.
“Është e nevojshme që të punojmë në mënyrë aktive. Përkundër pandemisë duhet ta intensifikojmë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit. Duhet të zgjerohemi dhe në fusha të tjera me potencial, si dhe të avancojmë bashkëpunimin ndëndërparlamentar, në veçanti diplomacinë parlamentare”, ka theksuar zonja Osmani./arbresh.info/
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...
Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të...
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...