Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të premten, më 19 nëntor 2021, kryetarja Caka – Nimani u takua në Uashington me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz.
“Pasi që i shprehu falënderimin për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës dhe zhvillimit institucional të saj ndër vite, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi Swartz përkitazi me të arriturat dhe sfidat në gjyqësinë kushtetuese. Të dyja palët në vazhdim shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me mekanizmat më efektiv për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e konsolidimit të sundimit të së drejtës në çdo vend demokratik”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjatë qëndrimit në Uashington, kryetarja Caka – Nimani u takua edhe me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), si dhe me përfaqësues të SHBA-ve në Komisionin e Venecias.
Vizitën e saj në SHBA, kryetarja Caka-Nimani e filloi fillimjavën e kaluar me pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Të drejtat e patjetërsueshme dhe traditat e konstitucionalizmit”, organizuar nga Instituti Kellog për Studime Ndërkombëtare në Universitetin Notre Dame, në të cilën pjesëmarrës ishin gjyqtarë e kryetarë të gjykatave kushtetuese dhe supreme të shteteve anembanë botës, si dhe akademikë dhe ekspertë të shquar ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut.
Duke qenë njëra nga panelistet kryesore në konferencë, kryetarja Caka – Nimani bëri një prezantim të detajuar përkitazi me traditën kushtetuese të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përputhje me parimet e mishëruara./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...