Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova është deklaruar rreth punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.
Trëndafilova në një intervistë për ‘Kosovën Sot’ ka thënë se sipas ligjit, pozita zyrtare e një personi të akuzuar, nuk e liron nga përgjegjësia penale. Ajo tregon se edhe imuniteti dhe amnistia në këtë rast, janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës.
‘’Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale dhe nuk përbën factor lehtësues për dënimin e tij. Kjo është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për më tepër, në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, imuniteti dhe amnistia janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës’’, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara.
Ajo thotë se duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe pavarësinë e Prokurorisë, vendimi se kur paraqitet një aktakuzë para Dhomave të Specializuara i takon plotësisht Prokurorit të Specializuar.
‘Si kryetare e Dhomave të Specializuara nuk kam kurrfarë kompetencash mbi atë proces. Pas paraqitjes së një aktakuze, unë do të caktoj një gjykatë për procedurën paraprake, e cila shqyrton aktakuzën në përputhje me rregulloren e procedurës dhe provave për të vendosur nëse aktakuza duhet të konfirmohet . Në qoftë se konfirmohet, aktakuza bëhet publike.
Lidhur me emrat e përfolur se do të akuzohen nga Specialja, ajo ka thënë se ‘’Unë nuk e di dhe nuk kam si ta di se cilat krime heton ai, sa të dyshuar do të ketë dhe kush prej të dyshuarve do të akuzohet dhe për çfarë krimesh.’’/KosovaSot
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës