Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, pas paralajmërimeve të serbëve për bllokim të kufijve me Kosovën ka thënë se këto veprime përbëjnë rrezik real dhe mund të shkaktojnë probleme.
Sinani tha se këto veprime e rëndojmë edhe më tepër pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Kjo situatë vetëm sa rëndon më tej pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe duke i shtuar ndjenjën e izolimit një komuniteti që tashmë përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ajo i ta bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Ftojmë me urgjencë ambasadat e SH.B.A.-së, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate. Duhet të angazhohemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për lëvizje të lirë dhe jetesë të qetë”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Sot, është paralajmëruar bllokimi i pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.
Kjo organizatë i ka bërë thirrje qytetarëve serbë t’iu përgjigjen ftesës pozitivisht për të protestuar të premten në ora 18:00, e cila sipas tyre do të vazhdoj deri në largimin e njësive speciale nga veriu./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...