Pas rastit të dënimit me burgim të deputetit Etem Arifi, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka treguar procedurat që duhet të kryejë një person, i cili kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Daka në Info Magazine ka thënë se KQZ nuk vërteton të dhënat e -individëve, përfshirë këtu edhe atë se a janë të dënuar për ndonjë vepër penale, njofton Klan Kosova..
“Një individ i cili kandidon në emër të një subjekti politik në parlament, së pari duhet të plotësojë një formular, të gjitha informacionet që shkruhen aty duhet të jenë të vërteta. Ai ose ajo me nënshkrimin e nën përgjegjësinë morale dhe penale e vërteton se çdo gjë që është shkruar në atë formular është e vërtetë”, ka thënë ajo.
Daka ka thënë po ashtu se mundësia e verifikimit të këtyre aplikimeve nga KQZ-ja ekziston kur dikush na e tërheq vëmendjen për një kandidat.
“KQZ nuk e verifikon atë formular, sepse konsideron që këta persona i kanë dhënë të gjitha përgjigjet e sakta. Mundësia e verifikimit të këtyre aplikimeve nga KQZ-ja ekziston kur dikush na e tërheq vëmendjen për një kandidat rreth asaj se nuk e ka treguar të vërtetën. KQZ mundet ta decertifikojë atë person, i cili nuk i ka përmbushur kushtet e nenit 29 të Kushtetutës së Kosovës. Në rastin konkret të Etem Arifit për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja nuk ka mundur të procedojë më tutje. Pra, të bëjë verifikimin e kandidatëve, me këtë vendim të Supremes praktikisht neni 29 është zhvlerësuar”, ka thënë Daka.
Daka ka treguar se për shkak të një vendimi të Gjykatës Supreme në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, KQZ-ja nuk ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor informacione se a janë të dënuar me burgim kandidatët për deputetë.
“Në vitin 2017 KQZ-ja kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të na dërgojë të gjitha aktgjykimet e kandidatëve. Nga kjo ka dalë se një pjesë e madhe e kandidatëve kanë pas dënime me burgim. Në në vitin 2019 nuk i jemi drejtuar fare Gjykatës, sepse kemi konsideruar se një herë është vendosur nga Supremja, ne nuk kemi mundur ta bëjmë përsëri të njëjtin veprim si vitin 2017”.
Daka ka theksuar se KQZ-ja mundët të propozojë një deputet në vend të Etem Arifit, atëherë kur e kërkon Presidenca e Kosovës.
“Etem Arifi ka marrë mandatin për deputet në vitin 2019, për momentin ai është i dënuar me burgim dhe është duke e vuajtur dënimin. Sipas të gjitha gjasave nëse një deputet nuk është në Kuvend për gjashtë muaj me radhë pa ndonjë arsye, Kuvendi kërkon nga Presidenca që të bëjë zëvendësimin e deputetit”.
Tutje kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shtuar se më pas Presidenca kërkon nga ne që ta tregojmë emrin e personit që duhet të jetë për deputet.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje