Duke paraqitur para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raportin e punës për tremujorin e parë të vitit 2017, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi shprehu pakënaqësinë e saj me KGjK-në për numrin e vogël të gjyqtarëve.
Bytyqi tha se përkundër që ka kërkuar që t’i transferohen disa gjyqtarë, në këtë gjykatë janë transferuar vetëm dy.
“Disi nuk jam e kënaqur kur në Prishtinë ka transferuar vetëm dy gjyqtarë. Për mua kjo nuk është zgjidhja”, tha Bygtyqi në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ajo kërkoi të dijë se ku janë dërguar gjyqtarët tjerë që kanë aplikuar për të punuar në Prishtinë.
“E di që kanë aplikuar një numër më i madh i gjyqtarëve por se ku metën ata gjyqtarë, pse nuk u adresuan në Prishtinë, ju e dini më mirë, por kisha dashur që të mos thuhet se është mbyllur kapitulli i transferimit të gjyqtarëve, por të gjeni mekanizma që t’i sillni jo me zor por t’u mundësoni që të vijnë në Prishtinë, sepse gjykata është në gjendje jo të mirë”, tha Bytyqi.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi tha se nuk kanë mundur të veprojnë ndryshe për të mos i lënë keq gjykatat tjera.
Bytyqi më tutje tregoi se Gjykata e Prishtinës ka 27 gjyqtarë më pak se që i lejohen dhe kërkoi që sa më shpejt të zgjidhet ky problem.
Gjykata e Prishtinës është gjykata më e madhe në Kosovë me katër degë dhe pesë departamente, ndërsa sipas raportit të prezantuar nga viti 2016 në këtë gjykatë janë bartur në vitin aktual rreth 160 mijë lëndë, ndërsa në këtë tremujor kanë hyrë në punë edhe rreth 36 mijë lëndë të reja.
Si e arritur në këtë raport u përmend suksesi i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj gjykate, i cili u tha se ka zgjidhur 230 lëndë të këtyre krimeve.
Komisioni Europian në vitin 2015, atëherë kur kishte prezantuar tetë kushtet e fundit për liberalizim vizash të kosovarëve, kishte kërkuar në njërin nga ta transferimin e më shumë gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...