Gjykata Themelore e Prishtinës nga janari e deri në mars të këtij viti ka pranuar numër më të madh të lëndëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kështu tha kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi, gjatë mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila raportoj për punën tremujor të kësaj gjykate, raporton “Arbresh.info.
“Në tre mujorin e parë të këtij viti kemi pranuar më shumë raste se sa që janë pranuar një vit më parë. Por edhe kemi zgjedhur më shume raste se sa që janë zgjedhur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me një përkushtim të madh jemi munduar të punojmë, por është shume e rëndë të dilet prej një situate që është ngarkuar me vite të tëra”, u shprehë Bytyqi.
Ajo u ankua për numrin e vogël të gjyqtarëve në këtë gjykatë, dhe kërkoi nga KGJK rritjen e numrit të gjyqtarëve.
“Në secilën degë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kemi mungesë të gjyqtarëve. Nuk jam e kënaqur me atë qe ka bërë KGJK në Prishtinë, që ka transferuar vetëm dy gjyqtarë. Zgjidhni metoda se si t’i sillni gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë . Nuk dua t\a kaloj mandatin e mos me zgjidh ngarkesën e lëndëve në këtë gjykatë.
Por, përkundër mungesës së gjyqtarëve, Bytyqi tha se kjo gjykatë po arrin t’i zgjedh të gjitha lëndët që i dërgohen.
Kreu u KGJK-së, Nehat Idrizi, pohoi se ky këshill është duke punuar në këtë drejtim .
“ Ne po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që shumë shpejt në këtë gjykatë do të kemi një numër prej 10 gjyqtarëve”, tha Idrizi. /Arbresh.info
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...