Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim ministren e Drejtësisë të Republikës së Austrisë, Alma Zadic, e cila në takim shoqërohej nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Pasi që e falënderoj për vizitën, kryetarja Caka – Nimani e informoi ministren Zadic për punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për vendimet me rëndësi dhe ndikimin që këto vendime kanë pasur në organizimin shtetëror dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, si dhe për zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrje.
Ajo shprehu falënderimin e saj për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria austriake i ka ofruar Republikës së Kosovës në sektor të ndryshëm, e veçanërisht në sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik, duke vënë theksin edhe në marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Austrisë dhe përkrahjen që kjo gjykatë i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në forumet profesionale ndërkombëtare.
Ministrja Zadic shprehu mbështetjen e saj për punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë austriake për të vazhduar përkrahjen në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon aktualisht Kosova./Arbresh.info/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...