Google ADS

Kryetari Veseli përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi

13:57 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se ky përvjetor i rënies së Hyzriut, Afrimit, Ilirit e shumë bashkëluftëtarëve dëshmorë, gjen vendin para një momenti historik për Kosovë dhe të ardhmen e tij pasi që sipas tij gjatë këtij muaji po përmbyllet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Statusi i plotë:

Dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi u sakrifikuan për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetoj përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetoj liria, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Ky përvjetor i rënies së Hyzriut, Afrimit, Ilirit e shumë bashkëluftëtarëve dëshmorë, na gjen para një momenti historik për shtetin tonë dhe të ardhmen e tij. Gjatë këtij muaji ne përmbyllim transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme