Google ADS

Kryetari Veseli organizon festë pë fëmijët me Down Syndrome

13:30 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli ka befasuar fëmijët nga Doën Syndrome Kosova, në prag të Vitit të Ri, shkruan arbresh.info.

Këtë gjë Veseli e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në facebook, të cilit ia ka bashkuar edhe një video.

Ai ka organizuar një festë të veçantë për ta, me dhurata e ëmbëlsira, duke dashur që të jetë afër tyre në një moment të veçantë si ky i festave të fundvitit.

Veseli, në këtë organizim ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Violeta dhe fëmijët e tij.

“Me fëmijët nga Down Syndrome Kosova patëm një festë të jashtëzakonshme në prag të Vitit të Ri. Gëzuar për të gjithë!”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info/

 

 

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/899225953585945/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme