Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka befasuar fëmijët nga Doën Syndrome Kosova, në prag të Vitit të Ri, shkruan arbresh.info.
Këtë gjë Veseli e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në facebook, të cilit ia ka bashkuar edhe një video.
Ai ka organizuar një festë të veçantë për ta, me dhurata e ëmbëlsira, duke dashur që të jetë afër tyre në një moment të veçantë si ky i festave të fundvitit.
Veseli, në këtë organizim ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Violeta dhe fëmijët e tij.
“Me fëmijët nga Down Syndrome Kosova patëm një festë të jashtëzakonshme në prag të Vitit të Ri. Gëzuar për të gjithë!”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/899225953585945/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...