Google ADS

Kryetari “Vatrës” thotë se po e kërcënojnë njerëzit e Lutfi Hazirit

00:34 | 24 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Kryetari i Lëvizjes “Vatra” të Kosovës Lindore me seli në Gjilan, Kushtrim Kadriu, ka thënës e sot, pas një interviste për TV Dukagjinin ku ka ngritur shqetësimin e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit në Gjilan, është kërcënuar nga zyrtarë të LDK-së .

Përmes një reagimi, drejtuar mediave, Kadriu ka thënë se “në adresën elektronike ka mora një kërcënim për jetën time nga Hekuran Haziri i cili  ishte i afërm i Muhedin Hazirit kryetarit të LDK-së në Zhegër, anëtarë i kryesisë së LDK-së”.

“Unë rastin e paraqita në Policinë e Gjilanit, pres reagim serioz nga organet e rendit”, ka shkruar Kadriu, përcjell Telegrafi.

“Ky zotëri që më kërcënoi mua më tha se ne luginasit duhet të ikim nga kemi ardhur dhe të duhet ta lëshojmë Gjilanin, kjo është një urrejtje patologjike dhe një ksenofobi e hapur të cilën  kohëve të fundit edhe në publik po e shfaqin edhe vet zyrtarë e lartë të LDK-së  veçanërisht nga Abdyl Aliu  asamblist i LDK-së”.

“Ky kërcënuesi supozoj se është nxitur nga dikush brenda LDK-së Gjilanit sepse, përndryshe si është e mundur që një njeri normal të kultivoj një urrejtje e tillë patologjike ndaj një rajoni të caktuar”.

“Ia rikujtoj Lutfi Hazirit se unë Kushtrim Kadriu rrjedh nga familja Kadriu cila ndaj Regjimin Serbo-Jugosllav me dekada ka rezistuar dhe ka dalur të ngadhënjyer, gjithashtu ngadhënjyem edhe  mbi bashkëpunëpunëtorët më elitar të UDB-së”, ka shkruar Kadriu, në reagimin e tij, të cilit ia ka bashkangjitur edhe dëshminë e komunikimit në rrjetin social, duke pretenduar se është kërcënuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme