Sot nga ora 15:30 do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës Perparim Rama si dhe Ministrit të MMPHI-së Liburn Aliu, për financimin e projekteve infrastrukturore, përcaktimin e obligimeve të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, Studimi i Fizibilitetit dhe Dizajni Preliminar për Unazën e Mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SWECO.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, Kryetari Përparim Rama së bashku me Ministrin z. Liburn Aliu,, do të paraqiten me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësi të njoftoheni më shumë rreth marrëveshjes./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”