Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka pritur sot në takim, shefin e Eulex-it, në Kosovë, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.
Kryetari Peci, shprehu gatishmërinë, që në kuadër të kompetencave ligjore, të vazhdoi bashkëpunimin me shefin e ri të Eulex-it, ambasadorin Wigemark. Po ashtu, ai e njoftoi Wigemark me përvojën e mirë që Gjykata Supreme ka me monitoruesit e këtij misioni.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në problematikat që po e përcjellin gjyqësorin, nisur nga gjendja jo-stabile politike në vend e deri te zvarritjet e seancave si pasojë e pandemisë me Covid 19.
“Kosova është vend i vogël dhe nga situatat politike jo-stabile, po atakohemi edhe ne si sistem gjyqësor. Jo në kuptimin e drejtpërdrejt, por në kuptimin e zvarritjes së proceseve, si ai i reformave, i mbështetjes financiare, ndryshimeve ligjore etj..”, potencoi kreu i Supremes.
Ndërkaq ambasadori Wigemark, mes tjerash, ngriti si shqetësim edhe çështjen e zvarritjes së gjykimeve në rastet e profilit të lartë, si pasojë e pandemisë, dhe rrezikun që çështjet të kthehen në pikën zero, pas kalimit të afatit tre mujor, të mos-mbajtjes së asnjë seance. Kjo, sipas tij, ndikon në efikasitetin e përgjithshëm të gjyqësorit dhe nënkupton zvarritje të rasteve. Kryetari sqaroi se ligjvënësi nuk ka paraparë situatat e jashtëzakonshme, siç është kjo me pandemi, ndaj, u dakordua që të shqyrtoi mundësitë e gjetjes së alternativave që ndihmojnë në procedimin e këtyre rasteve pa zvarritje, dhe në përputhje me ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale.
Kryetari Peci dhe ambasadori Wigemark diskutuan edhe për procesin e vetingut, për lëndët e grumbulluara në gjykata, me theks tek ato në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për integrimin e veriut të Mitrovicës në sistemin gjyqësor etj..
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
“Ti ke dashtë me m’puthë!”- Tensionohet situata mes Drilonit...