Google ADS

Kryetari Mustafa pret në takim Ambasadorin norvegjez, Sjaastad

15:21 | 15 Korrik 2019
L G

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim lamtumirës ka mirëpritur Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e  tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.

Ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e  deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme