Google ADS

Kryetari Latifi takohet me ministrin Lekaj nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi prej 1 milionë e 663 mijë euro

15:51 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me zv. ministrat Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj.

Pas nënshkrimi të memorandumeve të mirëkuptimit  me vlerë 1 milion e 663 mijë euro, që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore kanë mbajtur konferencë për media, shkruan arbresh.info.

“Me Ministrin Lekaj dhe zv.ministrat Mujota dhe Selimaj, kemi biseduar për çështjet të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturën rrugore në Komunën e Rahovecit. Për këtë ne morëm mbështetje, për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në Komunën tonë. Kemi katër projekte, të reja dhe po ashtu kemi marrë mbështetje edhe për disa projekte ekzistuese të cilat kapin vlerën gjithsejtë 1 milion e 663 mijë e  euro për këtë vite”, ndër të tjera ka thënë Kryetari Latifi.

Ndërsa, ministri  Lekaj tha se janë pajtuar që të mbështesin projektet lokale që kanë domethënie për qytetarët.

“Ne bisedim me Kryetarin Latifi dhe u dakorduam që Ministria e Infrastrukturës ti mbështet shumë projekte lokale, që kanë një domethënie për qytetarët. Ne, si në çdo komunë tjetër u zotuam që do të jemi mbështetës të projekteve ekzistuese të cilat janë në procedurë por edhe të projekteve tjera. Ministria Infrastrukturës, bashkë me tërë stafin do të mbështetës fuqishëm kërkesat tuaja si kryetar dhe pas një viti ndryshe do të duket Rahoveci”, ka thënë Ministri Lekaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme