Izmir Zeqiri, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, për mediumin onlinë ‘Arbresh.Info’ ka thënë se nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare për t’u dorëhequr nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku ministër është Elbert Krasniqi.
Sipas Zeqirit deri më tani asnjë email apo shkresë zyrtare nuk është pranuar nga administrata e komunës të cilën e drejton.
Ai ka shtuar se vetëm po e sheh lajmin që po qarkullon në media, mirëpo zyrtare ende nuk ka diçka nga ana e MAPL.
“Jo, deri më tani nuk kam pranuar asnjë shkresë zyrtare, email apo kërkesë nga MAPL për të dhënë dorëheqje. Jam duke e parë një lajm që po qarkullon në media por ende nuk ka asgjë zyrtare. Kurdo që na vjen ne do ta shqyrtojmë dhe do ta diskutojmë më pas për të marrë një vendim”, ka thënë Zeqiri.
Siç dihet pas zgjedhjeve të 23 prillit ku pa pjesëmarrjen në zgjedhje të Listës Serbe, u zgjodhën kryetarët nga komuniteti shumicë shqiptare.
Mirëpo më pas filluan reagimet nga ana e Listës Serbe, ku edhe i nisën protestat të cilat zgjatë për një kohë të gjatë, e që kundërshtohej vendosja e tyre në objektet komunale dhe u kërkua që përsëri të shpallen zgjedhjet e reja për kryetarët e ri në 4 komunat veriore të Kosovës.
Kryeministri Kurti e ka pranuar këtë kërkesë e cila vjen edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...