Google ADS

Kryetari i Vushtrrisë urdhëron furrat të ambalazhojnë bukën

16:00 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka urdhëruar të gjithë pronarët e furrave të bukës që të sigurojnë ambalazhimin e bukës, shkruan arbresh.info.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka publikuar të gjitha pikat e urdhëresës.

Aty ndër të tjera kërkohet që të bëhet shenjëzimi i rreshtimit të qytetarëve në pritje, në të gjitha dyqanet.

Më poshtë gjeni të plotë urdhëresën.

U R DH Ë R E S Ë

1. Urdhërohen pronarët e furrave të bukës në Komunën e Vushtrrisë, që të sigurojnë ambalazhimin e bukës në dyqanet e tyre, për të evituar mundësinë e infektimit dhe përhapjes së virusit pandemik COVID-19.

2. Me rastin e furnizimit të klientëve me bukë përkatësisht produktet nga mielli, të bëhet shenjëzimi i rreshtimit të qytetarëve në pritje, në distancë prej dy metrash dhe të kujdesen për respektim të kësaj distance.

3. Pronarëve të mullinjëve në Komunën e Vushtrrisë, iu rekomandohet që të iu ipet prioritet furnizimit me miell të furrtarëve të furrave në territorin e komunës, në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt me bukë i qytetarëve.

4. Pronarët e dyqaneve (bizneseve) private të cilat janë të lejuara të punojnë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të bëjnë shenjëzimin për pritje në radhë, në distancë prej dy metrash, për shmangie të mundësisë së infektimit të qytetarëve të cilëve iu ofrohet shërbimi.

5. Për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj urdhërese obligohet Drejtoria për Inspektime e cila do të raportoj te Kryetari i Komunës gjegjësisht në shtabin komunal për menaxhim të situatës për mbrojtje nga COVID-19.

6. Urdhëresa hyn në fuqinë ditën e nënshkrimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme