Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri është i vetmi nga homologët e tij që për cdo fundjavë publikon shpenzimet javore të zyrës së tij.
Tahiri që nga marrja e pushtetit në këtë komunë, ka bërë publike shpenzimet e zyrës së tij, duke u treguar kështu transparent me vushtrriasit, shkruan Indekosnline.
Për këtë javë, pra nga 4 deri me 8 qershor, zyra e tij ka shpenzuar mbi 2 mijë euro. Kjo shumë është e lartë për dallim nga javët e tjera, kjo për shkak se kryetari Tahiri para disa ditësh ka organizuar iftar që i kushtoi1 mijë e 576 euro.
“Shpenzimet e Kryetarit 59.00 euro
Organizimi i Iftarit nga Kryetarit i Komunës për biznese dhe përfaqësues të ndryshëm të komuniteteve në Vushtrri 1576.00 euro” thuhet në një njoftim.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...