Kryetari i Vushtrrisë mburret që një punëtor i tij punoi edhe në vikend

00:23 | 23 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, po mburret që disa punëtorë të Komunës që ai drejton kanë dalë të punojnë në vikend.

“Edhe pse vikend, dje e sot ekipet inxhinierike te urbanizmit të komunës bashke me KEDS kanë punuar ne shesh për hartimin e projektit për largimin e kabllove. Bizneset e qytetaret i kanë mirëpritur zgjidhjet e ofruara. Punimet fillojnë se shpejti. Good job!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi ku shihen ekipet duke punuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme