Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në lidhje me grevën e mësimdhënësve ka thënë se fillimi i procesit mësimor varet nga Sindikata e Arsimit.
“Komuna e Vushtrrisë i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të procesit mësimor. Megjithatë, fillimi i mësimit varet nga gatishmëria e Sindikatës së Arsimit për të reflektuar dhe nga negociatat me Qeverinë”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në facebook.
Ai ka thënë se e respektojnë të drejtën sindikale të punëtoreve të arsimit, por fëmijët të cilët po humbin mësim nuk kanë asnjë faj.
“Në anën tjetër ata që po humbin në këtë mes janë fëmijët dhe prindërit që nuk kanë asnjë faj. Ne i sigurojmë prindërit që plan programi mësimor do të realizohet në plotni ndërsa mënyra si do të bëhet do të rregullohet në vijim”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka bërë apel tek të gjitha palët që të mendojnë për mirëqenien e fëmijëve.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendosi sot që greva e arsimtarëve të vazhdojë.
Në takimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës, në mënyrë unanime u vendos për vazhdimin e grevës.
“Oferta e Kryeministrit dhe Komisionit Paralmentar nuk pranohet për dy shkaqe sepse oferta është e ulët. Ne jemi të gjithë bashkë të gjitha nivelet e arsimit, prandaj çdo zgjidhje do ta analizojmë për të gjithë. I mbetet qeverisë të sjellin një ofertë shumë më ndryshe, një ofertë të jenë të gjithë të punësuarit e arsimit”, tha Jasharaj.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...