Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se deklaratat e nënkryetarit, Nasim Hardinaj, janë keqkuptuar dhe ka drejtuar gishtin nga LDK-ja, duke thënë sen ata po i keqpërdorin politikisht ato deklarime të Haradinajt.
Sipas Gucatit, Nasim Haradinaj nuk e ka fyer askënd, dhe ka thënë se i vjen keq për ato familje që e kanë ndjerë vetën të fyer.
“Ato janë keqkuptime. Mu më vjen keq prej partisë LDK që kqyr me përfitu nga kto viktima. Nasim Haradinaj ka thënë fortë mirë, le të punon prokuroria le ti zbulon rastet. Neve na vjen keq për ato familje, për të gjithë ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Kështu që Nasim Haradinaj asnjë fyerje nuk e ka bërë, dhe nuk bën fyerje” ka thënë Gucati.
Gucati ka thënë se LDK-ja po e keqpërdorë deklarimin e Haradinajt të bërë në debat.
“Nasim Haradinaj është njeri i vuajtur , që ka vuajtur në burgje me nënë e babë e vllazën. Nuk besoj që Nasim Hardinaj ka bërë fyerje. Tash po keqpërdoret direkt nga LDK-ja, deklaratën e Nasimit që e ka thënë në debat. Kështu që neve na vjen keq”.
Ai në bisedë telefonike me Gazetën Observer ka sqaraur se çfarë është thënë në debatin ku kishte marrë pjesë nënkryetari i OVL-së, dhe ka thënë se LDK-ja po i nxit familjarët që të reagojnë.
“ Pikërisht LDK-ja është tu e shfrytëzu rastin përmes këtyre familjarëve, duke i nxitur që të reagojnë. Më vjen keq për vajzën e Xhemal Mustafës, për Armend Zemjan e familjen Maloku. Nasim Hardinaj nuk e ka fyer kërkend. Ai ka thënë që Prokuroria duhet të zbulojë rastet. Nasim Hardinaj ka thënë në debat i ka thënë Mushkolajt “ku po e din ti a janë vrasje politike?”, dhe është fakt sepse ne ende nuk e dimë se a janë ato vrasje politike” është shprehur Gucati.
Ai ka sqaruar se Haradinaj përfaqëson organizatën e OVL-së dhe se nuk shkon në debate pa miratimin e organizatës.
“Mue më vjen keq për ato familje që e kanë ndjerë vetën të fyer. Nasim Haradinaj nënkryetari i OVL-së e përfaqëson organizatën. Ai nuk shkon krye në veti nëpër debate, por ne e dërgojmë” ka përfunduar ai.
Deklarimet e Nasim Haradinajt në një debat të mbrëmshëm kanë nxitur reagimet e familjarëve të personaliteteve të LDK-së të cilët janë vrarë në rrethana ende të pa zbuluara. Armend Zemaj, Doruntina Maloku dhe Berjana Mustafa kanë reaguar sot lidhur me deklarimet e Haradinajt, të cilat i kanë quajtur si skandaloze.
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...