Janë konfirmuar mbrëmë edhe 26 raste të reja me Covid-19, duke çuar kështu në 449 numrin e të infektuarve në Kosovë.
E nga numri i përgjithshëm 6 raste janë nga komuna e Suharekës, të cilat rezultuan pozitive nga 16 mostrat e marra.
Në mesin e rasteve pozitive, janë edhe dy pjesëtarë të policisë.
Këtë e ka thënë në Klan Kosova, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Madje me njërin nga ta, ai para 10 ditësh, kishte qenë në një nga malet ku edhe ishte përhapur zjarri, për ta përcjellë gjendjen.
“Me të thënë të drejtën një rast që e kemi në Prishtinë në Klinikë Infektive, vëllai i tij ka qenë polic, pasi që kanë qenë bashkë me ekipën tre të tjerë, u janë kryer mostrat, por që për fat të mirë këtij që kemi dyshu nuk i kanë dalë, por dy të tjerëve iu ka dalë pozitiv.
Janë njoftuar familjet e të dy policëve që kanë pasur kontakt për të parë më tej se çfarë do të bëhet”, tha ai.
Muharremaj gjithashtu tregoi se të dy policët që janë terreni kanë qenë në punë, derisa sot u janë marrë mostrat, por që nga sot ata shkojnë në izolim.
“Nuk besoj që unë duhet t’i nënshtrohem testit apo jam rast pozitiv, edhe pse jam në terren dhe shumicën e familjes i kam vizitu me ta, por që e kemi mbajtë distancën”.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...